Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se me deputetë nga LDK e AAK’ja, kanë kërkuar mbledhje të komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, përcjell Kosova Post.
Behrami ka thënë se mbledhja është nesër nga ora 10:00, duke bërë të ditur edhe se, nënshkrues të kërkesës janë Sala Jasahri, Armend Zemaj, Albana Bytyqi, dhe ai vetë.
Postimi i plotë:
Bashkë me kolegë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, përmes një shkrese të përbashkët kemi kërkuar të hënën nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, Fatmire Kollçaku, që urgjentisht të thërrasë mbledhjen e këtij komisioni.

Nesër në ora 10:00 mblidhet komisioni!
Në vitet e fundit, Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, përmes interpretimeve që shtrembërojnë ngjarje të rëndësishme dhe krijojnë narrativa që bien ndesh me realitetin e dokumentuar.
Më poshtë e keni kërkesën e plotë të nënshkruar nga:
Sala Jasahri,
Armend Zemaj
Albana Bytyqi
Artan Behrami.



Të tjera
Arsenali pas sulmuesit që kushton 100 milionë euro
Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror, Presidenti Gravina jep dorëheqjen
Cila është diferenca ideale e partnerëve për të pasur një martesë të lumtur?