Shoqatat e dala nga Lufta refuzojnë pjesëmarrjen në “Ditën e Çlirimit”

Vendimi i Gjykatës Speciale, goditje ndaj procesit të drejtë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si cenim të parimeve të drejtësisë dhe procesit të rregullt ligjor, përcjell KosovaPost.

Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së thekson se lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja pas mbylljes së rastit, duke i klasifikuar ato si “njoftime” dhe jo “prova”, përbën një veprim të papranueshëm procedural.

Sipas kësaj organizate, një praktikë e tillë cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces dhe kufizon mundësinë e mbrojtjes për një përballje të drejtë ligjore.

“Ky vendim i fundit i Gjykatës Speciale është një tjetër goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta”, thuhet në reagim.