Miratohet marrëveshja financiare dhe ushtarake me Turqinë

Miratohet marrëveshja financiare dhe ushtarake me Turqinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar dhe Ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

 

Për këtë nismë foli ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili theksoi rëndësinë e saj për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe në fushën e mbrojtjes.

Sipas tij, qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i parimeve për ofrimin e një shume prej 200 milionë lira turke nga qeveria e Turqisë për Qeverinë e Kosovës, në funksion të mbështetjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndarjet buxhetore vjetore të Turqisë.

Ai bëri të ditur se kjo nismë tashmë ka marrë rekomandimin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa negociimi i saj do të zhvillohet sipas legjislacionit në fuqi.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, kërkojmë miratimin e saj”, u shpreh Maqedonci.

Marrëveshja është miratuar nga Qeveria pa asnjë kundërshtim.