Kosova renditet ndër vendet më të rreshtuara me Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, Poloninë, Shqipërinë dhe Filipinet, duke reflektuar mbështetje të fortë publike për SHBA-në krahasuar me Kinën.
Megjithatë, sipas raportit të Gallup, Kina ka kaluar SHBA-në në vlerësimet globale të miratimit për udhëheqje në vitin 2025, me 36% miratim ndaj 31% për SHBA-në.
Ky ndryshim lidhet kryesisht me rënien e imazhit të SHBA-së, e cila ka shënuar ulje të ndjeshme në 44 vende, përfshirë aleatë tradicionalë si Gjermania, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, ndërsa Kina ka shënuar rritje në 23 vende, transmeton KosovaPress.
Në nivel vendesh, Kosova kryeson botërisht për mbështetjen ndaj politikave të SHBA-së me +64 pikë dhe njëkohësisht ka kundërshtimin më të fortë ndaj Kinës me -68 pikë.
Pas saj për mbështetje ndaj SHBA-së renditen Izraeli (+57), Polonia (+47), Shqipëria (+40) dhe Filipinet (+36), ndërsa në mosmiratimin e politikave të Kinës renditja është e ngjashme.
Në anën tjetër, vendet me miratimin më të lartë ndaj Kinës janë Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu, të cilat shfaqin gjithashtu mosmiratim të lartë ndaj SHBA-së.
Gjetjet tregojnë një tendencë drejt një bote më shumëpolare, ku shtetet gjithnjë e më pak rreshtohen në mënyrë të fortë me një fuqi të vetme globale



Të tjera
Do të sjellim pakon e re për përballje me inflacionin
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën