Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 16:00 do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Presidenca mbrêmë ka njoftuar se akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Presidentes.
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri. Ajo maksimalisht mund ta mbajë këtë post për 6 muaj.
Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.
Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës më 4 prill 2021.



Të tjera
“Deklaratë e pazakontë: Korab Bajgora pas kërcënimit ndaj Ramush Haradinajt – ‘jam profeti i fundit’”
Profesori amerikan paralajmëron: Situata në Kosovë e qetë, por e brishtë, përmend Banjskën
“Ndërrim në krye të shtetit: Vjosa Osmani ia kalon detyrën Albulena Haxhiu”