Policia thotë se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e Korab Bajgorës, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe ofenduar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, si dhe familjen e tij.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë zjarri.
“Sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.



Të tjera
Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026
10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën
Zulfaj: Masat nuk u hoqën pse foli ish-presidentja