Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj ka thënë se masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur.
“Janë dhjetëra takime mes vendosjes së masave të padrejta dhe heqjes së tyre. Sikur të ishte çështje fjalësh, shpresoj që ish-pesidentja i kishte hequr menjëherë, e jo më shumë se dy vite më pas”, ka shkruar Zulfaj në Facebook.
Sipas tij, masat e padrejta, siç tha, të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe tranzicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri.
“E pse pati pjesëmarrje në zgjedhje dhe tranzicion paqësor? Sepse kur i bojkotuan zgjedhjet, nuk u kthyen më pa zgjedhje të reja. E kur u kthyen jo vetëm që pati tranzicion paqësor, por edhe respekt për flamurin e Republikës së Kosovës, që valëvitet në çdo komunë sot”, ka shtuar Zulfaj.
Ai tutje tha se edhe kryeministri Albin Kurti ka folur, por siç tha, ai më shumë ka vepruar.



Të tjera
FIFA e merr vendimin përfundimtar rreth kartonit të kuq të Quansah, nuk do t’i pëlqejë anglezëve
Dafina, një gjethe e fuqishme për shëndetin
Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së