Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.
Në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë.
Bajgora në profilin e tij ka postime që nxisin diskutime.
Pothuajse në secilin status, ai i referohet vetes si “profeti i fundit i njerizimit”.
“Mbreti i madh #HASHEM është ARGUMENTI im. Me një argument të bazuar në parajsë kur jeta ime fizike është në rrezik #TORAH është TESTAMENTI im. Prej qe MOSHE RABENU me shkrujti si profeti i fundit i njerzimit, komandantat e kosoves ne krye me Ramush Hardinaj, qe eshte dajallar kane perdor institucionet shtetrore per me vra jashte ne liri dhe brenda burgut, por ne vitin 2019, kur me erdhi profecia, i thash MUHAMET HALITITIT, psikologu i cili tash i tha XHAVIT HALITIT se KADRI VESLIT tregoi se komuniteti hebre në KOSOVË i ka gjetur gjurmët e mia, më ka lëshuar por hebrenjtë u munduan të manipulojnë në mënyrë psiqike që ta marrin pasardhësin tim dhe ta sjellin në IZRAEL për ta mashtruar popullin hebre se MESIA ka lindur në IZRAEL. me respekt rabini i madh #MOSHIACH RABENU #INFINITY nga KOSOVA”, ka shkruan ai.
Edhe në shumë statuse tjera ai i referohet vetes me këtë epitet, duke e shprehur edhe urrejtjen e tij ndaj shtetit të Izraelit.



Të tjera
Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026
10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën
Zulfaj: Masat nuk u hoqën pse foli ish-presidentja