Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.
Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka deklaruar se takimi pritet të fillojë në ora 11:00
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, pas pesë vitesh në krye të shtetit, Vjosa Osmani e përmbyll sot mandatin e saj si presidente e Kosovës.
Ajo ka ndarë një mesazh pas përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, duke theksuar se këto vite nuk kanë qenë historia e një individi, por rrugëtimi i përbashkët i gjithë qytetarëve të Kosovës.



Të tjera
I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes
Miliona punëtorë të zyrave janë në rrezik nga kërrusja në shpinë, si ta parandaloni këtë?
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksionojnë pa ndërprerje