Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë zyrtarisht detyrën si ushtruese e presidentes së vendit, pasi mandatit të presidentes së deritanishme, Vjosa Osmanit, i përfundon sonte në mesnatë.
Dorëzimi i detyrës u bë të shtunën pasdite, gjatë një ceremonie të mbajtur në zyrën e presidentes në Prishtinë.
Osmani u shpreh e kënaqur që po ia lë këtë përgjegjësi një gruaje, duke shtuar se shpreson që edhe presidenti i ardhshëm i Kosovës të jetë po ashtu grua.
“Të jesh kreu i shtetit dhe njëkohësisht ta udhëheqës politikën e jashtme të vendit, ushtrinë e shtetit dhe ta përfaqësosh unitetin e popullit, janë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Osmani.
“E ardhmja nis sot 🇽🇰
Vjosa Osmani”, ka shkruar Haradinaj krahas fotos me Osmanin.



Të tjera
Këshilla për secilën shenjë të horoskopit për vitin 2019
Nyjet limfatike të ënjtura, kur është koha për vizitë te mjeku?
Egjiptasit e quanin “bima e përjetësisë”, shkenca i vërteton efektet shëruese të aloe veras