Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po hartohet një plan për Liqenin Akumulues të Mitrovicës, me qëllim pastrimin dhe zhvillimin e tij si një nga vendet më të bukura në Kosovë dhe si një pikë e rëndësishme për turizëm, përcjell KosovaPost.
Peci ka postuar në Facebook një video teksa po lundronte në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Ai ka thënë se në dy vitet e fundit gjendja e liqenit ka qenë e rënduar.
“Në dy vitet e fundit, gjendja e liqenit ka qenë tejet e rënduar. Në funksion të kësaj, së bashku me Klubin e Zhytjes Trepça, kemi realizuar disa aktivitete të pastrimit”, ka shkruar Peci.
“Jemi në fazën e hartimit të një plani për liqenin, si njërin nga vendet më të bukura në Kosovë, me potencial të madh për zhvillim të turizmit dhe shndërrimin e tij në një pikë të rëndësishme atraksioni”, ka potencuar ai.



Të tjera
Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026
10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën
Zulfaj: Masat nuk u hoqën pse foli ish-presidentja