Me maskë silikoni në fytyrë, ky është 37-vjeçari shqiptar që u kap me eksploziv e armë (VIDEO)

Me maskë silikoni në fytyrë, ky është 37-vjeçari shqiptar që u kap me eksploziv e armë (VIDEO)

I dyshuari që ra në prangat e Policisë shqiptare, në aksionin policor të koduar si “Kontigjenti”, ku u zbulua veprimtaria kriminale e tij, tashmë është zbuluar.

Sipas mediave në Shqipëri, 37-vjeçari i prangosur është Perikli Doçi, i cili është kapur si rezultat i ndjekjes policore.

Te i njëjti janë sekuestruar sasi lënde eksplozive (gati për shpërthim), 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni dhe 1 motomjet pa targa (i dyshuar i vjedhur).