Legjenda e futbollit botëror, Lionel Messi, ka bërë një deklaratë të veçantë që ka prekur tifozët anembanë globit, duke folur për ndikimin që ka pasur Ronaldinho në fillimet e karrierës së tij.
“Ronaldinho ishte më i rëndësishëm për mua sesa unë për të,” u shpreh Messi, duke nënvizuar rolin kyç që braziliani pati në integrimin dhe zhvillimin e tij te Barcelona.
Messi dhe Ronaldinho ndanë dhomat e zhveshjes në vitet e para të argjentinasit në ekipin e parë të Barcelonës, në një periudhë kur braziliani ishte ylli absolut i skuadrës.
Pikërisht Ronaldinho ishte një nga lojtarët që e mbështeti më shumë Messin, duke e ndihmuar të përshtatej dhe t’i fitonte minutat e para në elitë.
Ky raport i veçantë mes dy ikonave të klubit katalanas mbetet një nga historitë më të bukura të futbollit modern, ku një yll në kulmin e tij i hapi rrugën një talenti të ri që më pas do të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.



Të tjera
Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së
“‘S’ta mohoi askush fjalën’ – përplasje e ashpër mes Ganimete Musliu dhe Mefail Bajqinovci në komision”
Presidenti turk dënon su*lmin te*rrorist të penguar në Stamboll