Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një telefon mobilë Samsung, një SIM Card dhe dy kabllo mbushëse.
Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.



Të tjera
Aleanca refuzon ftesën e Kurtit për takim: Qëndrimi ynë është i pandryshuar
Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë
Rutte: Trump mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s