Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu është pyetur sot në media në lidhje me anëtarët e KQZ-së që duhet t’i emëroj.
Ajo ka thënë se ndonëse është duke i trajtuar çështjet që janë me prioritet, ky proces kushtetues duhej të përmbyllej me ish-Presidenten Vjosa Osmani meqë ka thënë se ka filluar më herët.
“Mendoj se nuk është në rregull që një proces që që ka filluar më herët ka mbetur i papërfunduar. Do t’i trajtoj të gjitha çështjet që janë me prioritet. Unë jam njoftuar në takimin që kam pranuar detyrën në raport me çështjet prioritare dhe çështjet që vinë në kompetencën e Presidentit që duhet të trajtojnë. Sapo të kemi një analizë të të gjitha aktgjykimeve dhe vendimeve pa dyshim që do t’i trajtojmë”, ka thënë Haxhiu.
Një anëtar i KQZ-së ka mbetur pa u emëruar pasi që VV ka kërkuar t’i ketë tre anëtarë në KQZ dhe PDK dy. Vjosa Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë, por deri sa e përfundoi mandatin nuk e kishte emëruar asnjërin nga ta.



Të tjera
Dalloni ftohjen dhe gripin te fëmijët
5 tipe femrash që duhet shmangur
Kryeministri Britanik: Ende shumë punë për të bërë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit