Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu është pyetur sot në media në lidhje me anëtarët e KQZ-së që duhet t’i emëroj.
Ajo ka thënë se ndonëse është duke i trajtuar çështjet që janë me prioritet, ky proces kushtetues duhej të përmbyllej me ish-Presidenten Vjosa Osmani meqë ka thënë se ka filluar më herët.
“Mendoj se nuk është në rregull që një proces që që ka filluar më herët ka mbetur i papërfunduar. Do t’i trajtoj të gjitha çështjet që janë me prioritet. Unë jam njoftuar në takimin që kam pranuar detyrën në raport me çështjet prioritare dhe çështjet që vinë në kompetencën e Presidentit që duhet të trajtojnë. Sapo të kemi një analizë të të gjitha aktgjykimeve dhe vendimeve pa dyshim që do t’i trajtojmë”, ka thënë Haxhiu.
Një anëtar i KQZ-së ka mbetur pa u emëruar pasi që VV ka kërkuar t’i ketë tre anëtarë në KQZ dhe PDK dy. Vjosa Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë, por deri sa e përfundoi mandatin nuk e kishte emëruar asnjërin nga ta.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të flini
Kastrati Group ndez atmosferën në Pejë
Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh