Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme

Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay, ka deklaruar se miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Përfaqësia e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve nga Turqia në Shqipëri (MUSIAD Albania) ka zhvilluar një takim në Tiranë me ambasadorin Atay, në kuadër të përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Atay theksoi se puna e një ambasadori është të përparojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve dhe sipas tij të forcojë lidhjet.

Ai shtoi se kur mbërriti në Shqipëri në vitin 2022, marrëdhëniet politike po zhvilloheshin në nivelin më të lartë nga presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama.

“Ne gjithmonë kemi përjetuar zhvillime pozitive këtu. Sepse është një vend i përshtatshëm, një vend mik, një vend vëllazëror. Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme”, tha ambasadori Atay.

Atay theksoi se Ballkani gjithmonë ka një vend të veçantë për Turqinë dhe shtoi se brenda Ballkanit, Shqipëria ka një vend krejtësisht të ndryshëm.

Ambasadori turk tha, ndër të tjera, se MUSIAD ka luajtur një rol të madh në krijimin e lidhjes, sipas tij shumë të nevojshme midis shoqërive si në aspektin e biznesit ashtu edhe në atë ekonomik.

Kryetari i MUSIAD Albania, Muhammet Isler, në fjalën e tij theksoi se besojnë se ambasadori Atay ka pasur një periudhë katërvjeçare shumë produktive në Shqipëri.

“Si familje e MUSIAD, jemi përpjekur ta mbajmë flamurin tonë sa më lart të jetë e mundur dhe ta pozicionojmë atë në nivelin më të lartë. Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare, që nga themelimi i MUSIAD (Albania), kemi zbatuar shumë programe të suksesshme së bashku”, u shpreh Isler