Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shefi i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, u paraqit me deklarata vajtuese, por pa ofruar fakte konkrete për pretendimet e tij.
Ai insistoi në rritjen e rolit të misionit të OKB-së në Kosovë, duke deklaruar: “Roli i UNMIK-ut duhet të forcohet”, transmeton lajmi.net.
Në vijim, Gjuriq u përpoq të paraqesë një realitet të njëanshëm për gjendjen në Kosovë, duke thënë: “Serbët nën qeverisjen e Albin Kurtit indetifikohen si të tjerët. OKB s’duhet të heshtë”.
Retorika e tij vazhdoi me tone dramatike, teksa ai pretendoi: “Ajo që ndodh në Kosovë sot është cështje e përgjegjësisë së përbashkët në provën e kredibilitetit të rendit ndërkombëtar. Faktet janë shqetësusese”.
Megjithatë, përtej deklaratave, Gjuriq nuk paraqiti asnjë provë konkrete për këto pretendime, ndërsa riktheu edhe narrativën e njohur për një “eksod” të serbëve nga Kosova dhe kërkesën për themelimin e Asociacionit.



Të tjera
Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon përmirësimin e shërbimeve publike
Kush është favoriti i Brikenës? Deklarata e papritur që po ndez debatin mes fansave