Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjfuca, tha se gatishmëria e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku për takime me Albin Kurtin, jep shpresa se çështja e presidentit mund të zgjidhet.
Konjufca ka deklaruar për RTV 21 se vullneti i shfaqur nga Abdixhiku është lajm i mirë meqë hapen perspektiva për mundësinë e zgjedhjes së presidentit.
“Siç e keni parë, ka ndodhur takimi tjetër i radhës mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kryeministri Kurti i ka drejtuar letër edhe PDK-së. Do të specifikohet edhe më tutje nëse ky takim mund të ndodhë apo jo. Me z. Abdixhiku me sa e pash dhe përgjigja e tij ishte që ai është i vullnetit që takimet të vazhdojnë. Ky është një lajmi mirë sepse i jep do perspektiva për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti. Gjithmonë do të shpresojmë se kemi kapacitet dhe mençuri që të shmangim disa zgjedhje që u mbajtën vetëm katër muaj më parë. Para katër muajve populli foli. Nuk është se ka ndodhur ndonjë ndryshim shumë i madh që populli të mos e ketë mendimin e njejtë në zgjedhje. Populli ndryshon mendimin vetëm kur ndodhin transformime të mëdha. “, tka dekalruar Glauk Konjufca.
Konjufca ka deklaruar se pa partitë opozitare s’mund të krijohet kuorumi prej 80 votave dhe ka shprehur optimizëm se diçka e tillë do të ndodhë.
Sipas Konjufcës zgjedhjet e reja mund të jenë të shmangshme, meqë edhe nëse shkohet nuk do të ndryshojë rezultati meqë sipas Konjufcës nuk ka ndodhur asgjë negative.
“Këto (zgjedhje) që ishin në dhjetor prapë jemi të njëjtit ne që kemi qenë, prapë jemi figurat e njejta, nuk ka ndodhur diçka negative që me mendu populli dicka për qeverisje që nuk ka mendu më heret. Kështu që përafërsisht do të ishte rezultati i njejtë. Atëherë pse do të ishin këto zgjedhje të domosdoshme kur ato mund të jenë të shmagshme. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi prej negociatave, prej diskutimeve me subjektet e tjera politike që vërtetë ta gjejmë një zgjidhje e cila do t’i ndihmonte shtetit tonë.”, u shpreh Konjufca.



Të tjera
Xhiroja e 28-të në Superligë, përballje interesante
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Zyrtare: Spalleti rinovon kontratën me Juventusin