Sport Club Gjilani ka konfirmuar largimin e tre futbollistëve nga skuadra, duke i falënderuar për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardhë.
Klubi njoftoi se rrugët janë ndarë me Leonit Abazin, Astrit Thaqin dhe Agron Kolajn. Përmes një komunikate zyrtare, Gjilani u shprehu mirënjohje të tre lojtarëve për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së kaluar në klub.
Në rastin e Agron Kolajt, Gjilani falënderoi gjithashtu edhe FC Prishtinën për bashkëpunimin e shëndoshë sportiv.
Klubi nga Anamorava u ka uruar Abazit, Thaqit dhe Kolajt shumë suksese dhe shëndet në vazhdimin e karrierës së tyre sportive.



Të tjera
Agim Veliu kërkon zgjedhje të brendshme në LDK: Abdixhiku e Osmani përgjegjës për dështimin me 7 qershor
Haxhiu: Misionet ndërkombëtare asnjëherë nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve të Serbisë në Kosovë
Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes