Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Rezoluta për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës të trajtohet si pikë e parë dhe të votohet me solemnitet.
Deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku, kërkoi mbështetjen e grupeve tjera parlamentare që kjo rezolutë të votohet pas pyetjeve parlamentare.
“PDK falënderon të gjitha grupet parlamentare për kontributin që kanë dhënë për hartimin e një rezolute e cila do të ishte një reflektim i yni si kuvend dhe një deklarim publik rreth të vërtetës historike rreth luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999. Me aq sa kuptova tashmë është arritur dakordim, mirëpo ne insistojmë që kjo të trajtohet si pikë e parë”.
Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se e mbështesin këtë rezolutë, por kanë kërkuar që kjo rezolutë të votohet paralelisht me marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa thanë se s’është shumë e rëndësishme se a votohet si pikë e parë apo e pestë.
Ai tha se është “e pakuptimtë” që ekspozita me pasaktësi për masakrat në Kosovë në shesh s’duhet të merret “si shkas dhe ta bëjmë temën dominonte në Parlament”.
“Ndërkohë që ne në mënyrë akute kemi urgjencë që t’i trajtojmë marrëveshjet ndërkombëtare që prekin interesat e qytetarëve. “Prandaj, edhe i kishim kaluar marrëveshjet ndërkombëtare dhe paralelisht e kishim kaluar edhe me redaktim të tekstit dhe pastaj ishte vendosur jo më gjatë se kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Kështu edhe e ruajmë prioritetin e gjërave në kuptimin e hierarkisë të funksioneve që ka Parlamenti dhe kishim miratuar një rezolutë që e kish shpërfaq unitetin tonë si spektër politik” , tha ai.
Nga LDK tha se e mbështesin rezolutën e propozuar nga PDK dhe radhitjen e saj, por kërkuan që pas saj të votohet rezoluta e LDK-së për “rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit”.
Ndërsa AAK përkrahi kërkesën e PDK-së.
Kur doli në votim kërkesa e PDK’së që kjo rezolutë të radhitet pas pyetjeve parlamentare nuk pati kuorum.



Të tjera
Takim i tensionuar në Shtëpinë e Bardhë midis Trumpit dhe Ruttes
Miti i Bashkimit Kombëtar: Pengesat ligjore dhe diplomatike që e bëjnë këtë ide të vështirë për t’u realizuar
Tatuazhet unike që mund t’i bëni edhe ju