Një grup të rinjsh nga komuniteti serb u ndaluan nga Policia e Kosovës mëngjesin e së premtes në Jarinjë, pasi u kapën me materiale me përmbajtje nxitëse.
Materialet e konfiskuara kishin përmbajtje nxitëse të urrejtjes dhe glorifikim të figurave të lidhura me sulmin në Banjskë, simbolet e grupit ultra-nacionalist “Delije Sever” të klubit futbollistik Cervena Zvezda, të gërshetuara me portretin e Stefan Nedeljkoviqit, i përmendur si një nga personat e vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Policia kishte dyshime se grupi kishte lidhje me rrjete më të gjera nacionaliste, ku përmendet edhe emri i Vladimir Radivojeviqit, i njohur me nofkën “Mami”, i cili është raportuar se ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në sulmin terrorist të vitit 2023 dhe se ka lidhje të drejtpërdrejt me terroristin Millan Radojçiq dhe se të njëjtit po riorganizoheshin përmes të rinjve në aktivitete destabilizuese në Republikën e Kosovës, duke synuar fshehjen e përfshirjes se mekanizmave të Serbisë.
Sipas policisë rasti ka të bëjë edhe me armëmbajtje pa leje, teksa bëhet e ditur se njërit prej të ndaluarve i është gjetur edhe një sprej.
Ndërkohë, siç mësojnë burimet e RTK-së, prokurorja kujdestare, vetëm pak orë pas arrestimit, urdhëroi lirimin në procedurë të rregullt të këtyre gjashtë të rinjve serbë.



Të tjera
Arsyet pse të flesh me barkun bosh është ide e keqe
Një i vd*ekur dhe dy të lënduar pas një ak*sidenti në Livoç të Gjilanit
Delegacioni i Iranit mbërrin në Islamabad të Pakistanit për bisedimet vendimtare me SnBA