Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së opozitës karshi një pakoje prej 11 projektligjesh që pritet të votohen në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, refuzimi i opozitës për të diskutuar këto nisma ligjore fsheh një mungesë vullneti për reforma rrënjësore.
“Zgjedhje për drejtimin e Kosovës”
Haskuka ka listuar një sërë fushash jetike që preken nga këto ligje, duke filluar nga shëndetësia e deri te mbrojtja e konsumatorit.
Ai ka theksuar se votimi i sotëm përcakton nëse Kosova do të ecë përpara apo do të mbetet peng i “arsyetimeve”.
Postimi i Plotë:
Këto projektligje nuk janë thjesht dokumente, ato janë zgjedhje për drejtimin që duam t’i japim Kosovës.
Janë ligje për një Kosovë të pastër, ku mbrohet natyra dhe resurset ujore nga abuzimi.
Janë ligje për një sistem shëndetësor dinjitoz, me sigurime të detyrueshme dhe shërbime cilësore për çdo qytetar.
Janë ligje për një treg të drejtë, ku mbrohet konsumatori dhe ku monopolet nuk sundojnë mbi interesin publik.
Janë ligje për një shtet më të sigurt, për një arsim më cilësor dhe për një provim mature që është i drejtë për çdo nxënës.
Janë ligje për një Kosovë që nuk rri në vend, por që ecën përpara dhe bëhet nikoqire e Lojërave Mesdhetare.
Ata që sot thonë “nuk kemi kohë për diskutim”, në të vërtetë nuk kanë vullnet për reforma.
Le ta themi qartë:
Koha për diskutim ekziston. Pas votimit në lexim të parë, do të ketë dy javë të plota për komente, amendamente dhe përfshirje.
Ju kujtoj opozitës që shumë prej këtyre projektligjeve janë në tavolinë që nga viti 2024. Pra, nuk është mungesë kohe, por mungesë dëshire e opozitës për vendimmarrje positive për Kosovën.
Të ecim përpara me reforma, apo të mbetemi peng i arsyetimeve.
Projektligjet që duhet t’i votojmë janë:
- Projektligji nr. 10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg;
- Projektligji nr. 10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
- Projektligji nr. 10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
- Projektligji nr. 10/L-026 për Shërbimet e Pagesave;
- Projektligji nr. 10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030;
- Projektligji nr. 10/L-020 për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit, si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore;
- Projektligji nr. 10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;
- Projektligji nr. 10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm;
- Projektligji nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës;
- Projektligji nr. 10/L-024 për Lëndët Plasëse;
- Projektligji nr. 10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
Sot nuk votojmë vetëm ligje.
Sot votojmë për drejtimin e Kosovës.



Të tjera
Arsyet pse të flesh me barkun bosh është ide e keqe
Një i vd*ekur dhe dy të lënduar pas një ak*sidenti në Livoç të Gjilanit
Delegacioni i Iranit mbërrin në Islamabad të Pakistanit për bisedimet vendimtare me SnBA