Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane “FAZ”, ka folur për humbjen e babait të tij dhe pamundësinë për të marrë pjesë në varrim.
“I vlerësoj shumë fjalët tuaja të mira për vdekjen e babait tim. Ishte një humbje e madhe për familjen time dhe për mua personalisht. Tani ndodhem në vitin e gjashtë të paraburgimit dhe ende pres një vendim gjykate. Fakti që nuk munda të marr pjesë në varrimin e babait tim dhe t’i jap lamtumirën e fundit më ka lënduar thellë, një dhimbje që do ta mbaj gjithë jetën”, ka thënë ai
Ai poashtu tha se ndodhet në vitin e gjashtë të paraburgimit dhe se mungesa në ceremoninë e lamtumirës së fundit e ka lënduar thellë, një dhimbje që, sipas tij, do ta mbajë gjithë jetën./KK



Të tjera
Gabimi themelor për shkak të të cilit rrobat shpejt ju vjetrohen
Arsyet pse të flesh me barkun bosh është ide e keqe
Një i vd*ekur dhe dy të lënduar pas një ak*sidenti në Livoç të Gjilanit