Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të dëshmuar të Kosovës dhe një mbështetës të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së saj, transmeton KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar se Engel për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan ka qëndruar në anën e drejtë të histories.
“Nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, te mbështetja për pavarësinë në vitin 2008 dhe konsolidimin e shtetit tonë, Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka shprehur ngushëllime në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e përhershme e historisë së Kosovës.



Të tjera
Gabimi themelor për shkak të të cilit rrobat shpejt ju vjetrohen
Arsyet pse të flesh me barkun bosh është ide e keqe
Një i vd*ekur dhe dy të lënduar pas një ak*sidenti në Livoç të Gjilanit