Këtë e konfirmojnë
shkencëtarët sipas të cilëve, burrat dhe gratë që pijnë një gotë me lëng shege
çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe
qarkullimin e vrullshëm të gjakut.
Një studim i Universitetit
Queen Margaret të Edinburgut, të cilit i referohet AgroWeb.org, konfirmoi se
lëngu i shegës funksionon si një pije energjike krejt natyrale.
Për të arritur në këtë
konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi
personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç.
Në fund të studimit, të
gjithë pjesëmarrësit patën një rritje të ushqyesve që janë të dobishëm për
balancimin e hormoneve, plus vitalitetin e përgjithshëm.
Përveç vetërregullimit
hormonal, studimi rezultoi edhe në rritjen e humorit të mirë dhe energjisë së
organizmit.
Shega dhe lëngu i saj bëjnë
mrekulli për nivelet e hormoneve si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni
tek femrat.
Testosteroni ndihmon në
përmirësimin e humorit dhe kujtesës, thanë studiuesit.
Pas pirjes dy javore të
këtij lëngu, niveli i këtij hormoni rritej nga 16 deri në 30%. Pjesëmarrësit
treguan se ishin në humor të mirë dhe ndjenjat e tyre negative ishin shuar.
Estrogjeni është një
hormon shumë i nevojshëm në trupin e çdo gruaje për të qëndruar të forta,
energjike dhe me një cikël të shëndetshëm.
Vlerat E Tjera Të
Rëndësishme Të Lëngut Të Shegës
Ky superfrut lufton disa
forma të tumoreve, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe kuron problemet me
stomakun.
Ai është i pasur me shumë
antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat përmirësojnë shëndetin e njeriut
nga koka tek këmbët.
Rekomandohet pirja e një
gote 250 ml me lëng shege çdo ditë për të pasur përfitime afatgjata.
Sa Gota Me Lëng Shege Mund
Të Pini Çdo Ditë
Deri më tani, ekspertët
tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës.
Me përafërsi, një sasi
prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por
edhe e sigurt.
Megjithatë, është shumë e
rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo
e gatshme me sheqerna të shtuara.


Të tjera
5 tiparet e një njeriu negativ
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Meshkujt e kanë shumë më të vështirë ndarjen sesa femrat