Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se procesi zgjedhor që po zhvillohet sot në vend po kalon në mënyrë të qetë dhe pa probleme.
Përmes një video-mesazhi, Rudolph bëri të ditur se po merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve në kuadër të misionit të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, së bashku me katër ekipe vëzhguese.
“Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë”, tha ambasadori gjerman.
Ai theksoi se deri në momentin e deklarimit të tij, procesi i votimit në qendrat që kishte vizituar po zhvillohej normalisht, ndërsa shprehu pritjen për rezultatet që do të publikohen pas mbylljes së votimit.



Të tjera
Arsye përse duhet ta nisni ditën me ujë dhe limon
KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit
Lamine Yamal bën premtimin interesant për Kupën e Botës