Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se babai i saj ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook, ku ajo e përshkroi të ndjerin si mbështetësin e saj më të madh dhe një figurë të rëndësishme në familje.
Haxhiu theksoi se ai ishte shtylla kryesore e familjes dhe një njeri që i mësoi vlerat e respektit dhe bashkimit.
Në reagimin e saj, ajo u shpreh se do ta kujtojë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje.
Njoftimi i plotë:
“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.
Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.
Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë.



Të tjera
MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €
Mos lejoni që të jeni zgjedhja e dytë e dikujt
Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën