Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar të shtunën një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmim”, transmeton KosovaPost.
Inspektorati Policor i Kosovës thotë se kishte pranuar informacione nga ankuesja, e cila ka denoncuar rastin në të cilin zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.
“Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar, kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, u tha në njoftimin e IKP-së.
Hetuesit e IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.



Të tjera
Salah hyn në pesë lojtarët me 250+ gola pa llogaritur penaltitë në Premier Ligë
Sinjale pozitive nga Islambadi, zyrtarët e SHBA takohen me iranianët, raundi i parë zgjat më pak se dy orë
Atalanta – Juventus, duel për vendet e para në Serie A