Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse të gjithë besimtarëve në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti uroj edhe shqiptarët ortodoks në trojet tona e në mërgatë.
Postimi i plotë:
Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë!
Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri.
Urime festën e shenjtë të Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë!
Urime edhe të gjithë shqiptarëve ortodoksë në trojet tona e në mërgatë!
Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!



Të tjera
Aksìdent mes dy veturave në Prishtinë (FOTO)
Lideri i opozitës hungareze reagon pas përfundimit të votimeve
Çka është dashuria, sipas shkencës?