Humbja e Viktor Orban do të thotë që Hungaria do të ketë një ndryshim në qeveri për herë të parë që nga viti 2010.
Edhe pse sondazhet kishin sugjeruar një fitore vendimtare për partinë opozitare “Tisza”, shumë nga mbështetësit e saj refuzuan të imagjonin se si mund të ndihej fitorja.
Pas 16 vitesh sundimi nga partia joliberale “Fidesz” e Orbanit, fusha e lojës zgjedhore ishte aq e anuar kundër kundërshtarëve të tij sa disa vunë në dyshim nëse një alternativë ishte e mundur.
Pra, kur Orban pranoi humbjen ndaj kundërshtarit të tij, Peter Magyar, disave iu duk si ndryshim regjimi.
Andras Petöcz, një shkrimtar dhe poet, tha se ndjesia i kujtoi të ishte në Budapest gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik.
“Isha 30 vjeç kur regjimi komunist mbaroi. Është e njëjta ndjenjë – e njëjta”, i tha ai CNN nga brigjet e Danubit, ku mijëra mbështetës të “Tiszës” ishin mbledhur për të parë rezultatet.
Magyar, kryeministri i ardhshëm, i tha turmës: “Së bashku, zëvendësuam regjimin e Orbanit. Së bashku, çliruam Hungarinë”, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse shumë gjëra mbeten të paqarta, nga madhësia e shumicës së “Tiszës” në parlament deri të mënyra se si do të fillojë punë për prishjen e sistemit që ndërtoi “Fidesz”, humbja e Orbanit ka treguar rrugën pa krye të populizmit. Humbja e tij ofron mësime për ata që do të kërkonin ta imitonin atë dhe për ata që janë të lumtur ta shohin të larguar.
Mësimi i parë është se është e vështirë të ndërkombëtarizohet nacionalizmi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtrisë
Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”
Shenjat që paralajmërojnë se keni shumë sheqer në gjak