Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në New York nderim të kongresistit amerikan i cili ka qenë mik i vendit, Eliot Engel.
“Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi”, ka shkruar ai në facebook.
Konjufca ka thënë se u ka shprehur ngushëllime familjes në emër të Republikës së Kosovës.
“Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vazhdon Konjufca.



Të tjera
Arsyeja pse zbutësit ju thajnë e ju çajnë më tej buzët
Skandal në Torino: Juventus paguan 40 milionë euro për një lojtar që s’është në planet e Luciano Spallettit
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT