Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka traditë historike të bashkëjetesës fetare dhe për vendin tonë, kjo nuk mbetet veç aspiratë moderne. Ai e tha këtë në tryezën e dialogut ndërfetar, “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”.
“Në Kosovë bashkëjetesa fetare nuk është veç aspiratë moderne, por edhe traditë historike, e ndërtuar ndër shekuj mbi respektin dhe bashkëjetesën. Ajo mbtetet vlerë themelore e shoqërisë sonë, e cila ka kontribuuar në ruajtjen e kohezionit dhe stabilitetit”, tha ai.
Ai tha se diversiteti fetar mbetet një nga shtyllat kryesore demokratike shtetërore dhe gjithpërfshirës.
“Liria fetare padyshim mbetet një nga të drejtat themelore universale të njeriut, si bazë e një shoqërie demokratike dhe gjithpërfshirëse që gjithnjë do të na ndihmojë që t’i tejkalojmë vështirësitë sa më lehtë dhe më shpejtë. Edhe trashëgimia kulturore e fetare përfaqëson një pasuri të përbashkët që i lidh komunitetet, forcon identitetin dhe nxit mirëkuptimin e ndërsjellë. Politikat tona synojnë që ta mbrojnë trashëgiminë kulturore, ta vënë atë në shërbim të paqes, bashkëjetesës dhe zhvillimit shoqëror”, tha Kurti.
Myftiu i BIK-ut, Naim Tërnava tha se kjo tryezë është riafirmim për kultivimin e mirëkuptimit ndërfetar, duke potencuar se ky mbetet obligim hyjnor.
“Historia jonë dëshmon se bashkëjetesa nuk është vetëm një ideal, por një praktikë e jetuar. Besimet tona fetare janë pasuri shpitërore dhe morale, që i japin kuptim jetës dhe forcojnë lidhjet shoqërore”, tha ai.
Zef Gashi, president i fondacionit “Drita”, bëri thirrje për vazhdimësinë e harmonisë fetare në vend.
“Synimi ynë mbetet i njëjtë, të forcojmë të përbashktën pa e cënuar të dallueshmen. Kjo mbetet një sfidë e vazhdueshme. Por, edhe një thirrje e bukur që na fton të rritemi si individë por edhe si bashkësi. Vetëm duke ruajtur identitetin tonë dhe duke respektuar identitetin e tjetrit, mund të ndërtojmë një bashkëjetesë të qëndrueshme dhe të sinqertë”, tha ai.



Të tjera
Pse marrëdhëniet moderne janë më të brishta?
Kurti: Kosova e fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave
Bota ka shpresë, Trump jep lajmin për armëpushim mes Izr@elit dhe Libanit