Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”.
Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij belg në Prishtinë.
Konjufca kërkoi rikthim të mirëbesimit duke thënë se autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të jenë në burg.
“Dialogu sot ndodhet në një gjendje goxha të vështirë, në një gjendje goxha të vështirë për shkak të kësaj që e kam shpjeguar. Qysh kthehet njëfarë lloj atmosfere minimale, minimale e mirëbesimit? Nuk po lypi diçka kurrgjë të jashtëzakonshme, por po them që minimale është që kryerësit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, këta duhet të përfundojnë në burg. Këta duhet me qenë prapa grilave. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot” u shpreh ai.
Edhe qysh i shohim sot që veprojnë në Serbi. Kjo është elementare, kjo është bazike, shtoi më tutje ai.



Të tjera
Mënyrat për të luftuar depresionin
Ananasi shëron shumë sëmundje
Zbulohet kërpurdha që lufton kancerin