1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara për ditën e sotme.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për datën 18 prill 2026.
Sipas këtij vendimi, çmimi i naftës është caktuar në 1.74 euro për litër.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet deri në 1.42 euro për litër, që është për një cent më lirë krahasuar me një ditë më parë, kur ishte 1.43 euro për litër.
Sa i përket gazit, çmimi mbetet i pandryshuar në 0.88 euro për litër. 



Të tjera
Flini më shumë se 8 orë? Ja çfarë duhet të dini
Pa i llogaritur penaltitë, Muriqi është golashënuesi më i mirë në La Liga
“Do të kthehen kohërat e mira”, vjen reagimi i Bellinghamit pas eliminimit