Prokurorja jep detaje për aksionin anti-drogë në Jabllanicë të Pejës

Prokurorja jep detaje për aksionin anti-drogë në Jabllanicë të Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë.

Është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre, ku IndeksOline ka mësuar se pronar i saj është Haxhi Rexhaj.

Në një prononcim për IndeksOnline, prokurorja Sahide Gashi ka thënë detaje për aksionin.

“Kemi marë informata nga puna në terë nga Njësiti i Antidrogës në Pejë, dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi sigurar urdhërin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardhë në kontrrollë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezulutar me sukses. Ku kemi gjetë lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, paisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirrë në vendin e ngjarjes edhe Njësiti I KEDS-it”, ka thënë Gashi