Nuk fajësojnë tjetrin
Nuk flasin lart e poshtë duke bërë shkaktar partnerin për ndarjen dhe problemet e tyre. E dinë se marrëdhëniet janë në çift dhe nëse ato mbarojnë, një pjesë të fajit e kanë dhe ato. E pranojnë që nuk ia dolën dhe marrin edhe përgjegjësitë për gjërat që mund të kenë bërë gabim.
Marrin kohë për veten
Fundi i një marrëdhënieje sjell shumë ndryshime të rutinës, të rrethit të miqve, aktiviteteve dhe ndonjëherë edhe të vendeve. Mund të kesh jetuar me ishin dhe në momentin e ndarjes duhet të kthehen në shtëpi tek prindërit. Merrni kohë për t’i analizuar gjërat dhe për t’u përshtatur me jetën e re para se të hyni në një marrëdhënie tjetër. Kjo është një shenjë përgjegjësie.
Nuk fillojnë menjëherë një marrëdhënie tjetër
E dinë mirë që për të mbushur atë boshllëk që ka lënë ndarja e tyre, nuk mund të nisin një marrëdhënie ose të përfshihen shpirtërisht me dikë që nuk e njohin. Zgjedhin të jenë vetëm derisa plagët t’u shërohen. Veç të tjerash, e dinë që nuk kanë nevojë për dikë tjetër për të qenë të lumtur.
Kanë objektiva të qarta
Një marrëdhënie është pjesë e jetës së tyre, por nuk është gjithçka dhe kjo është arsyeja pse kur arrin fundin, jeta do të vazhdojë sepse kanë hobi, projekte e ëndrra për të përmbushur të cilat nuk varen nga personi në krah.
Nuk përgjithësojnë
Nëse ajo marrëdhënie nuk ka qenë aq e bukur ose ka lënë ndonjë zhgënjim, një grua inteligjente e di që ‘jo të gjithë janë njësoj’ dhe është e hapur ndaj dashurisë sepse e kupton që jeta ndonjëherë ka ulje dhe ngritje. Mësojnë t’i diferencojnë meshkujt që i përmbushin dhe ata që nuk e bëjnë këtë.
Largohen
Kur përfundon një histori, nuk ka rëndësi se sa je lënduar apo sa e ke dashur, duhet të dish që është gjithmonë më mirë të largohesh nga dikush që s’i përket më jetës tënde. Mbyllja e ciklit përfshin edhe largimin dhe është diçka që duhet ta bësh.



Të tjera
Nufi viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në mbrojtje
Beqarët janë më kreativë dhe në formë
Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump