“Mjerët ju!” – Matoshi: Nuk ju pengojnë milionerët, po ju pengon Kurti me 16 euro

“Mjerët ju!” – Matoshi: Nuk ju pengojnë milionerët, po ju pengon Kurti me 16 euro

Agjencia Kundër Korrupsionit, gjatë ditës së djeshme, ka publikuar të dhënat e pasurisë së zyrtarëve publikë.

Sipas këtyre të dhënave, kryeministri Albin Kurti në llogarinë e tij bankare ka deklaruar vetëm 16.42 euro.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në lidhje me këto komente, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Postimi i saj:

“Kqyrni k’ta hibridat, nuk i bojnë temë milionat e ‘politikanve’ që prej terrnakopit pa tru e pa shkollë janë bo milionerë. Përkundrazi, po bojnë analiza e përqeshje me 16 eurot e Albinit.

Nuk ju pengojnë ata që janë bo milionerë me 1 mijë euro pagë, po Albini që s’i ka milionat.

Mjerët ju!”