Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum të mbajtur në Turqi, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme për rajonin dhe zhvillimet globale.
Forumi është organizuar nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, dhe ka mbledhur përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor në një takim të veçantë të ministrave të jashtëm.
Gjatë diskutimeve, Konjufca ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në një periudhë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.
Në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në rajon, si dhe nevoja për koordinim më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit.



Të tjera
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës
Shega mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës
Kurti: Serbia mohon kri*met dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit