Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalias ka shprehur mirënjohje për liderët ndërkombëtarë që kanë mbështetur Kosovën ndër vite.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se ishte kënaqësi të falënderonte ata që kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës dhe kanë kontribuar në forcimin e shtetit.
Ajo në veçanti shprehu falënderim ndaj Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe Kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të këtyre partneriteteve në arenën ndërkombëtare.



Të tjera
Nis afati kushtetues 30-ditor, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
“Të bij shpullë”, përplasen ashpër Halil Matoshi e V. Buzhala
Teknika e frymëmarrjes që ju qetëson kur bëheni nervozë