Avokati Lubomir Pantoviq në seancën e shqyrtimit kryesor, ka folur rreth rastit të ngjarjes në Banjskë, duke theksuar shqetësimet për mënyrën se si po trajtohen të pandehurit në opinionin publik dhe në procesin gjyqësor.
Pantoviq, i cili përfaqëson Blagoja Spasojeviqin, deklaroi se nga paslufta në Kosovë ka njohur shumë ngjarje të rënda, por rasti i Banjskës ka tërhequr vëmendjen më të madhe të shoqërisë dhe është shoqëruar me spekulime të shumta.
Ai theksoi se, para një vendimi përfundimtar të gjykatës, të pandehurit po trajtohen si fajtorë në publik, gjë që sipas tij është në kundërshtim me parimin themelor juridik të prezumimit të pafajësisë. “Çdo i pandehur duhet të gëzojë të drejtat që i takojnë sipas ligjit.
Askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim të prerë gjyqësor,” u shpreh Pantoviq. Ai gjithashtu kritikoi thirrjet për dënime maksimale, përfshirë burgimin e përjetshëm, duke theksuar se këto deklarata janë të parakohshme dhe mund të ndikojnë në drejtësinë e procesit.



Të tjera
IQMT largon nga tregu qindra produkte të pasigurta, përfshirë mbi 900 lodra për fëmijë
Në të ardhmen do të mund t’i “transferojmë” kujtimet nga truri në kompjuter
Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme