Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes do të zhvillojë një tjetër takim me kreun e Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit të shtetit.
Kryetarja e Alternativës, parti në koalicion me LVV-në, ministrja, Mimoza Kusari-Lila tha se shpreson në një marrëveshje që do të evitonte zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Unë uroj që sot të ketë marrëveshje, më lejoni të iu rikujtoj që gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë vetëm kryeministri Kurti si kryetar i LVV-së dhe LVV-ja që kanë bërë propozime për emrin e presidentit. Në asnjë rast deri tani në të gjitha takimet nuk ka pasur propozimeve apo ndonjë iniciativë për të zgjidhur çështjen e presidentit apo për të dhënë emër konkret në të cilin ne do të mund të jepnim përgjigjen. Ne të gjithë shpresojmë që do të ketë një marrëveshje, përkundër që kjo është një kompetencë e drejtpërdrejt e kryeministrit që në cilësinë e kryetarit të LVV-së zhvillon këto takime dhe vendi të evitojë atë çfarë më së paku e ka të nevojshme apo e ka fare të panevojshme, shkuarjen në zgjedhje të reja”.
Sipas saj, zgjedhjet e reja do të kenë përveçse kosto, vonesa dhe ngecje në funksionet vitale të shtetit, thotë se do të rrezikonin disa prej proceseve që sipas saj, janë në një dinamikë shumë pozitive.
E pyetur nëse do t’i dërgojnë PDK-së ftesë të shkruar siç ata po kërkojnë, tha se ndoshta kjo edhe mund të bëhet.
“Po e ritheksoj që deri më tani ka pasur vetëm iniciativa për nismë për ftesa vetëm nga Kurti, ndërsa PDK me atë çfarë kemi dëgjuar e pret një ofertë me shkrim. Nëse ftesa duhet shkuar me shkrim ndoshta edhe mund të bëhet, përkundrejt se prapë duhet të ulen e të diskutohet mbi parimin e zgjedhjes dhe emrat konkret të cilët edhe PDK mund t’i propozojë për president të vendit, për shkak se jemi në javën finale që duhet të zgjidhet titullari i institucionit më të lartë në vend, përpara se të ndodhë ajo që nuk e duam që të shpërndahet Kuvendi e vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Kusari Lila, para gazetarëve.



Të tjera
Kriza te Reali: mbledhje urgjente, Arbeloa dhe Carvajal flasin para ekipit
Përfitimet nga dieta mesdhetare
Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat