Qytetarë të Komunës së Klinës janë mbledhur këtë të hënë në një protestë, në shenjë pakënaqësie ndaj vonesave në punimet e rrugës kryesore në hyrje të qytetit.
Protesta është organizuar si reagim ndaj zvarritjes së punimeve në segmentin rrugor nga Ura e Klinës deri në hyrje të qytetit, i cili sipas qytetarëve po ua vështirëson lëvizjen dhe po ndikon negativisht në bizneset lokale.
Qytetarët theksojnë se situata po krijon vështirësi të mëdha në qarkullim dhe po ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik të bizneseve përgjatë kësaj rruge, konkretisht të saj “Sadik Rama”. /teve1.info/



Të tjera
Përfitimet nga dieta mesdhetare
Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat
Kurti: LDK-së i ofrova bashkëqeverisje dhe kryetarin e Kuvendit, e refuzuan