Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se ka intensifikuar aktivitetet e kontrollit në terren me fillimin e stinës së pranverës, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve në treg.
Sipas njoftimit zyrtar, fokusi i inspektimeve ka qenë te produktet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë si dhe produkte të tjera që mund të paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Si rezultat i kontrolleve, inspektorët kanë identifikuar dhe larguar nga tregu një numër të konsiderueshëm produktesh të pasigurta, të cilat janë sekuestruar për shkak të mungesës së dokumentacionit teknik dhe tejkalimit të afatit të përdorimit.
Ndër produktet e sekuestruara janë: 13 makina shpimi (trapan), 5 gërryese këndore, 426 disqe për prerje hekuri dhe betoni, 251 jelekë sinjalizues, 114 helmeta pune, 176 maska saldimi, 11 produkte të ngjyrave dhe llaqeve si dhe 931 lodra për fëmijë.



Të tjera
Zemërimi, mes tjerash, ju bën të shtoni peshë
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Engel
Kurti fton për takim Hamzën pas dështimit të marrëveshjes me Abdixhikun