Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, është takuar të martën në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo i ka prezantuar gjetjet e raportit të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së lidhur me zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Kosovë.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së, Palatova ka theksuar nevojën për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pasur parasysh rolin e tij si garantues i integritetit zgjedhor./teve1.info/



Të tjera
Rizvanolli: Çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon
Rrëzohet vinçi në lagjen “Arbëria”, lëndohet një punëtor
Kurti: Refuzimi i ofertave nga opozita i pakuptimtë