Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka postuar një fotografi me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ka shprehur konsideratën e tij për të. Avdyli e ka quajtur Osmanin presidenten më të mirë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Avdyli ka thënë:
“Kosova, ky vend i larë me gjak, ka nevojë për më shumë harmoni mes nesh, e më pak urrejtje. Mirëmengjes për ju, njerëzit e mirë, të Kosovës, shtëpisë tonë të vetme të përbashkët, nga unë dhe Presidentja më e mirë e pas pavarësisë Vjosa Osmani.”
Avdyli theksoi nevojën për bashkëpunim dhe unitet në Kosovë, duke ftuar qytetarët të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë dhe paqësore.



Të tjera
Vishuni me stil
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante