Qeveritë nga Kosova dhe Belgjika nga sot kanë marrëveshje dypalëshe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale. Nënshkrimet në këtë marrëveshje i kanë vënë ministrja kosovare e Drejtësisë, Donika Gërvalla e homologia e saj nga Belgjika, Annelies Verlinden.
Gërvalla ka thënë se kjo marrëveshje pritet ndër të tjera të rrisë ndjeshëm efikasitetin në luftimin e krimit transnacional, dhe njëkohësisht, thotë se krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare.
“Përmes saj, përcaktohen qartë format dhe mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, duke përfshirë kushtet për ofrimin e ndihmës, bazat për refuzim, legjislacionin e zbatueshëm dhe procedurat që ndiqen në kërkimin dhe realizimin e kësaj ndihme”, ka bërë të ditur Gërvalla që njoftoi për marrëveshjen.
Ajo ka falënderuar ministren Verlinden për angazhimin drejt thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes të dyja shteteve.



Të tjera
Ushqimet që ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve
Whitaker pas vizitës në KFOR: SHBA mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në siguri