Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas diskutimeve të fundit rreth çështjes së presidentit, duke shprehur habinë që një temë kaq e rëndësishme nacionale po trajtohet në rrjete sociale.
Ai theksoi se çështja e presidentit është serioze dhe kërkon trajtim institucional, e jo debat publik në platforma online. Sipas tij, nga ajo që është kuptuar deri më tani, kryeministri Albin Kurti po synon sigurimin e 90 votave në Kuvend – diçka që, sipas Abdixhikut, LDK-ja nuk mund ta garantojë e vetme.
Abdixhiku shtoi se një marrëveshje e tillë do të kërkonte edhe bashkëpunim me PDK-në, duke rikujtuar se vitin e kaluar kishte propozuar një qeveri të unitetit, ide për të cilën ishte kritikuar. “Tani po shihet se VV-ja pa PDK-në nuk po mundet”, u shpreh ai.
Nëse synohet një marrëveshje politike me LDK-në, Abdixhiku tha se partia e tij është e gatshme të japë propozimet e saj, duke përmendur si një nga opsionet edhe aktualen presidente Vjosa Osmani.



Të tjera
Dionis Krasniqi, talenti që po lë gjurmë në notin kosovar
10 ushqimet që pastrojnë trupin nga helmet
Yamal flet për vështirësitë dhe suksesin e fëmijërisë: Prindërit e mi ia dolën të bënin gjithçka