Një transferim i paralajmëruar prej muajsh dështon për Real Madridin – Ekonomia Online

Një transferim i paralajmëruar prej muajsh dështon për Real Madridin

Nico Schlotterbeck nuk duket më pranë një transferimi te Real Madridi. Mbrojtësi gjerman, i cili prej muajsh ndiqej me interes nga drejtuesit e klubit madrilen, ka pësuar një tjetër dëmtim ligamentesh gjatë angazhimit me kombëtaren e Gjermanisë, duke bërë që interesimi i “Los Blancos” të ftohet ndjeshëm.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit vlerësohej lart nga stafi teknik për profilin e tij si mbrojtës i majtë në qendër, aftësinë në ndërtimin e lojës nga prapavija dhe fleksibilitetin për të luajtur edhe si mbrojtës i majtë kur kërkohet.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë ndryshuar plotësisht situatën dhe kanë detyruar klubin spanjoll të shqyrtojë alternativa të tjera në treg.

Real Madridi po kërkon prej kohësh një qendërmbrojtës të nivelit të lartë për të forcuar repartin defensiv për sezonin e ardhshëm.

Schlotterbeck ishte një nga emrat më të vlerësuar në listën e objektivave, falë eksperiencës së tij në Bundesliga, Ligës së Kampionëve dhe me kombëtaren gjermane.

Megjithatë, dëmtimi i fundit ka ngritur pikëpyetje serioze. Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka pranuar pas ndeshjes së fundit se ekziston shqetësim për natyrën e dëmtimit, ndërsa diagnoza paraprake nuk është optimiste.

Borussia Dortmundi po pret rezultatet përfundimtare të ekzaminimeve mjekësore, por tregu tashmë ka reaguar. Një mungesë afatgjatë do të përbënte jo vetëm humbje sportive për klubin gjerman, por edhe një pengesë të madhe për çdo negociatë të mundshme transferimi.

Në moshën 26-vjeçare, Schlotterbeck konsiderohet një nga mbrojtësit më interesantë në futbollin evropian. Forca në duele, dominimi në lojën ajrore, agresiviteti në mbrojtje dhe cilësia në pasim e kanë bërë atë një nga shtyllat kryesore të Dortmundit.

Për Real Madridin, situata konfirmon qasjen e kujdesshme që kishte ndjekur deri tani.

Drejtuesit nuk kishin ndërmarrë hapa konkretë për ta përshpejtuar operacionin dhe tani besojnë se kjo maturi ishte e nevojshme.

Një investim i madh në një futbollist që po përballet me probleme fizike konsiderohet një rrezik i panevojshëm.

Nëse dëmtimi rezulton serioz, çdo interes nga klubet e mëdha do të shtyhet derisa lojtari të rikthehet në fushë dhe të dëshmojë se mund të performojë sërish në nivelin më të lartë.

Për momentin, Nico Schlotterbeck mbetet një opsion i ngrirë dhe gjithçka tregon se transferimi i tij në “Santiago Bernabeu” është më larg se kurrë.