Bayern Munich ka vendosur të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së Nicolas Jackson, i cili pritet të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.
Sulmuesi senegalez nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit e klubit gjerman me paraqitjet e tij, ndërsa forma e tij është vlerësuar si nën pritshmëritë e vendosura nga “Bavarezët”.
Vendimi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, i cili ka lënë të kuptohet se klubi nuk do të vazhdojë me transferimin e përhershëm të lojtarit.
Jackson këtë sezon ka regjistruar 29 paraqitje, duke realizuar 10 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat. Pavarësisht statistikave, ai nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në projektin afatgjatë të klubit.
Tani, 23-vjeçari do të rikthehet te Chelsea në verë, ku edhe pritet që të shqyrtohet e ardhmja e tij dhe opsionet e mundshme për një transferim të ri gjatë afatit kalimtar.
Ndërkohë, Bayern Munich vazhdon të jetë në garë për objektivat sezonalë dhe ende ka mundësi të mbyllë sezonin me trofe në të gjitha kompeticionet kryesore.



Të tjera
Osmani reagon pas sulmit në Uashington: ShBA mbetet simbol i lirisë dhe demokracisë
Liderët botërorë “të tronditur” pas të shtënave në Uashington
Autorizohet dërgimi i trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza